Seriali italian më i dashur dhe i shitur në botë do të rikthehet me sezonin e dytë, ndoshta në vitin 2016. Për pak ditë do të fillojnë xhirimet.
Një gjë është e sigurt, tani për tani, se dy nga personazhet më të dashur, Don Savastano i interpretuar nga Fortunato Cerlino dhe Ciro nga Marco D’Amore, do të vazhdojnë të jenë protagonistët e padiskutueshëm. Dita e parë e xhirimeve do të jetë 14 prilli. Detajet e tjera janë top secret! Emrat e aktorëve të tjerë të cilët do të jenë pjesë e episodeve të reja nuk janë zbuluar, por fansat në të gjithë botën janë duke pritur me padurim për të parë se cila do të jetë hakmarrje e Z. Savastano kundër Ciro famëkeqit. Nje kuriozitet që do të mund t’a shuajnë vetëm kur çdo gjë të jetë gati për premierën që parashikohet në vitin 2016.
Burimi Repubblica