Reperi Gold AG ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan” në ekranin e Top Channel. Ndër të tjera ai është pyetur dhe për sherrin e shumëpërfolur me këngëtaren shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Tunën.
Gjatë sfidës “Ndaje ose pije”, Anxhela Peristeri lexoi pyetjen:
“U përfol shumë se pati një përplasje mes teje dhe Tunës, na trego arsyen e këtij sherri ose pi.”
Gold Ag u shpreh duke thënë se një femër si Tuna nuk duhet të përfaqësojë femrat e tjera, pasi prezanton vetëm dégjénerim:
“Arsyeja e këtij shérri nuk është shérr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qít e çka mos me qít, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te unë jo”