Në qofte se jeni duke parë ndeshje apo programin tuaj të preferuar në IPTV pirate, dhe papritur nuk kemi më sinjal të jeni të sigurte se shërbimin nuk e merrni më. Digitalb dhe Supersport arrijnë të zbulojne menjëherë kartat që përdoren per pirateri, duke ua ndërprerë abonimin.
Kështu ju ndodhi mijëra abonentëve të një platforme pirate në Suedi. Ajo vidhte transmetimet nga Digitalb dhe Supersort dhe i rishiste me çmime më të ulëta, por pak kohë më parë të gjithë abonentët e saj që kishin paguar rreth 100 euro në vit për të parë transmetimet televizive nga Shqipëria, mbeten pa sinjal televiziv dhe kompania pirate nuk iu ktheu asnjë cent nga paratë që kishin shpenzuar.
Digitalb se bashku me prokurorinë suedeze realizuan bllokimin e transmetimeve pirate. Bashke me paratë e humbura emigrantëve nga Shqipëria dhe Kosova ju mbeten në dore edhe pajisjen dekodera pa vlerë.
Digitalb në mënyrë të vazhdueshme gjurmon lehtësisht dhe bllokon këto transmetime pirate jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.
Në Shqipëri AMA dhe AKEP me të marrë informacion apo dijeni vihen në lëvizje, duke bllokuar sinjalet e adresave e internetit me të cilat piratohet apo dhe servera dhe pajisje të tjera.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe platformat televizive të cilat dëmtohen vjedhja e transmetimeve e kanë të mjaft të lehtë për të bllokuar kartat e abonimit që përdoren për pirateri.
Por pjesa teknike është njëra anë, duhet të jenë dhe organet ligj zbatuese, polici dhe prokuroi të cilët duhet të çojnë para drejtësisë të gjithë personat që merren me piraterinë televizive në territorin shqiptar.
Top Channel