Ditën e sotme është shënuar një tjetër rast dhune ndaj gazetarëve investigativ.
Genci Angjellari një prej gazetarëve të emisionit investigativ “Stop” në TV Klan është goditur me sende të forta gjatë detyrës.
Sipas policisë së shtetit, raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Stërmas pranë Tiranës, ku një grua 46 vjeçare me iniciale M.T, ka goditur gazetarin i cili ishte duke investiguar mbi një skandal, i cili do të bëhet publik ditën e hënë.