Mesa duket Olesia nuk do të jetë e vetmja prezantuese që nuk do të jetë më pjesë e “Goca dhe Gra”.
Pas largimit të saj emisioni do të vijë këtë javë me tre moderatore të reja. Sipas burimeve të Revistës Who pjesë e programit do të jenë Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani, duke zëvendësuar Tea Trifonin, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin.
Vetë personazhet e njohur nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, ndërsa pritet që dalja e tyre e parë bashkë me Fatmën të jetë ditën e mërkurë në orën 21:00.