Duket se axhenda e gazetares Blerta Tafani do të jetë tepër e ngjeshur këtë fundvit. Spikerja e lajmeve në RTSH pasi u përzgjodh si një nga prezantueset e Festivalit të Këngës në RTSH, ku do të ketë përkrah Pandi Laçon dhe aktoren kosovare Gresa Pallaska, duhet fillimisht të sfidojë veten në një program të ri.
https://www.youtube.com/watch?v=Od4E_SNWh3o
Një muaj para Fest 54, Blerta do të shfaqet nën logon e RTSH, në datë 25 nëntor në prime time me emisionin e ri Glob. Një program mbi aktualitetitn dhe politikën që do të vijë çdo të Mërkurë në orën 21:00. Largimi nga Agon Channel ka hapur kështu dyert e karrierës për bukuroshen Tafani e cila duket se tashmë ka gjetur ndalesën e duhur në Televizionin Publik Shqiptar për një karrierë gjithmonë në ngjitje.