Global Agency do të sjellë një tjetër format në tregun televiziv ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për quiz show-n “Cash or Splash” i cili tashmë transmetohet në TRT në Turqi ku ka arritur një sukses mjaft të madh me edicionin e katërt deri më tani.
Loja vendos përpara tre garues të cilët bashkohen në një skuadër të vetme duke patur ndër duar 1 milionë lira (turke). Ata duhet të ruajnë shumën fillestare gjatë 7 pyetjeve të lojës dhe në rast të kundërt zhyten në një pishinë me ujë të ftohtë.
“Cash or Splash” do të shitet si format në tregun e MIPCOM këtë vjeshtë./IMA/