Aktori i dashur i humorit shqiptar, Agron Llakaj, ka ndarë me publikun një lajm të hidhur përmes një postimi emocional në rrjetet sociale. Bashkëshortja e tij e dashur, Konstandina, ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Në postimin e tij, Llakaj shpreh ndjenjat e tij të thella dhe të ndjera për Konstandinën, duke e përshkruar atë jo vetëm si bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tij, por edhe si një dritë udhëzuese dhe mbështetëse në jetën e tij.
Postimi i Plotë i Agron Llakajt:
Kostandina ime e shtrenjtë! Edhe pse t’i kam thënë shumë e shumë herë…, sot në lamtumirën tënde të fundit, dua që t’i kesh me vete. Kemi pasur një rrugëtim të vështirë, të lodhur dhe me shumë sakrifica…, endërruam për një jetë të re dhe me shumë ambicie. E që unë të mbaroja shkollën e lartë të arteve, ti sakrifikove nga jeta jote, rrite dy fëmijët… Alkiden dhe Enon. Sa shumë ke sakrifikuar për ne…, ti ishe shtëpia, forca më e madhe që ne kishim ishe ti. Kur vendosëm të vinim drejt Tiranës për një të ardhme më të mirë…, ishe po ti që krijove Tiranën (Itakën) në mua.“Nuk do kthehemi mbrapa kurrë Agron…, beso në mua! Ne do t’ja dalim!” Dhe ashtu ndodhi. Dhe ecëm e ecëm, u rritëm edhe ne bashkë me fëmijët…, u bëmë dikushi, i buzëqeshëm kohës dhe viteve, të qenurit nënë e babë e pastaj gjyshër…, sa shumë ëndrra…, por ja që jeta nuk është skenar i shkruar…, sëmundja e pabesë na e mbylli perden e skenës së jetës atëherë kur duhet ta shijonim më shumë.Dhe e fundit Kostandina ime…, sot kam shumë lot për ty por di që, kur një artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…, ti ishe gjysma ime më e mirë e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tënd nga skena unë e kërkoj një duartrokitje të madhe. Falemnderit Kostandina!Falemnderit GoNina! Lamtumirë në qiellin e engjëjve aty ku shpirti yt i mirë e meriton!Më prit…, nuk di se kur por ti do më presësh si përherë.
Agron Llakaj, një ndër emrat më të dashur të humorit shqiptar, ka prekur zemrat e ndjekësve të tij me këtë lajm të trishtuar, duke ndarë dhimbjen dhe mirënjohjen për bashkëshorten e tij të dashur.