Gjyshja i thotë Arnavit se do shkojë ajo me Anxhalinë. Gjyshja e lë Anxhalinë diku. Arnav shkojnë me Kushin në një restorant. Kushi duket mahnitëse me një fustan të zi. Arnav nuk ja ndan sytë. Kushi sheh menunë dhe habitet. Ajo nuk di çfarë të porosisë dhe i thotë pjatat me numra. Sham dhe Anxhali hyjnë në të njëjtin restorant.
Kushi i thotë Arnavit se po e bën këtë për të pasi ai pranoi që të hynte në tempull vetëm për Kushin dhe tani ajo po ha në një restorant luksoz siç bën ai. Ndërkohë Anxhali dhe Sham ulen larg Arnavit dhe Kushit por nuk i kanë parë ata. Sham i jep Anxhalisë një dhuratë për bebin e tyre.
Kamarieri sjell porosinë në tavolinën e Kushit dhe Arnavit dhe Kushi habitet kur sheh pak ushqim në pjatë. Ajo i thotë kamarierit pse kanë sjellë gjysmën e pjatës.
Arnav qesh dhe i thotë se është pjatë e plotë. Kushi e provon por nuk i pëlqen. Arnav i thotë Kushit të provojë verën. Ajo e pëlqen. Kamarieri vjen dhe pyet Kushin nëse i pëlqeu lëngu i frutave.
Kushi habitet që Arnav e gënjeu. Arnav i thotë Kushit se ajo nuk ka pse të bëhet si ai. Ai i thotë se po i bën ritualet dhe të gjitha për të. “Unë të dua siç je. Ti nuk duhet të ndryshosh”- i thotë Arnav.
Kushi i thotë se ka edhe një surprizë për të dhe shkon të marrë shampanjë.
Ajo provon ta hapë shampanjën dhe tapa bie në ushqimin e dikujt dhe thyen një gotë. Personi bërtet por më pas qetësohet.
Kushit i mbushen sytë me lot. Arnav e qetëson Kushin dhe e bën të qeshë. Sham sheh Arnavin dhe Kushin. Ai fshihet dhe i thotë edhe Anxhalisë të fshihet. Kushi dhe Arnav largohen. Sham i thotë Anxhalisë të ikin 10 minuta më vonë. Ditën tjetër Sham bën diçka me telat e korentit të shtëpisë Raizada.
Garima është e shqetësuar dhe halla i thotë se ajo meriton lumturi që dikur pranoi të martohej me Shashin edhe pse ai kishte një vajzë nga martesa parë.
Tek kjo pjesë zbulohet se Pajal nuk është vajza biologjike e Garimas.
Pajal është vajza e Shashit dhe gruas së tij të parë e cila ka vdekur.
Sham futet në dhomën e Anxhalisë dhe lë diçka poshtë krevatit. Familja Gupta vijnë në shtëpinë Raizada. Garima është e shqetësuar pasi do takojë gjyshen.
Njerëzit fillojnë flasin për mungesën e Shamit në baby shofer-in e Anxhalisë. Anxhali mërzitet. Gjyshja kërkon që Sham të vijë që t’i mbyllet goja të gjithëvë. Arnav i thotë gjyshes se Sham s’ka për të hyrë më kurrë në këtë shtëpi./revistawho.com.