Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kompanisë ‘Agonset’ për të hequr masën e sekuestros ndaj kësaj kompanie, ku bën pjesë edhe televizioni Agon.
Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkoi bllokimin e kompanisë “Agonset”, pasi ka 47 milionë lekë detyrime ndaj shtetit si pasojë e mospagimit të sigurimeve shoqërore për punonjësit dhe tatimeve mbi të ardhurat personale. Pas bllokimit të kompanive në pronësi të Françesko Beketit, i dyshuar se pastroi rreth 39 milionë euro, Tatimet i kanë kërkuar QKR-së të sekuestrojë kompaninë deri në shlyerjen e të gjitha detyrimeve. Mësohet se shkresa e Tatimeve ka shkuar pak ditë më parë në QKR, ndërsa në shkresë thuhet se kompania “Agonset” ka 28 milionë lekë për sigurimet shoqërore dhe 19 milionë si tatime mbi të ardhura personale.
Marre nga Gazeta Shqip