Gjykata jep vendimin për efektivin që vrau 25-vjeçarin/ Shfaqet në gjendje të rëndë psikologjike, polici jep dëshminë: Kam vrarë një njeri, merrni çfarë mase të doni… kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt!
Zbardhet dëshmia e Nevaldo Hadërajt, efektivit të Shqiponjave i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha në Laprakë. Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, në kushte të rënda psikologjike, efektivi ka thënë se kjo që ka ndodhur do të dëshironte të mos i ndodhte askujt. “Më kërcënoi se do të më vriste. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Kjo që më ndodhi mua të mos i ndodhë askujt. Gjithçka ndodhi për 4 minuta. Njoftova sallën, kërkova përforcime.”-mësohet të jetë shprehur ai.
Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.