Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore mbi krimin makabër të kryer pak ditë më parë në Pogradec. 44 vjeçari, Olsi Çekiçi vrau të ëmën duke i prerë kokën dhe duke e varur në hyrje të shtëpisë. Ai gjithashtu ka plagosur dhe të vëllain, i cili ndërhyri për të parandaluar ngjarjen.
Gjykata e Shkallës së Parë në Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, teksa autori nuk shfaqi asnjë pendesë. Ai është shprehur se ka qenë i vëllai që e ka goditur i pari dhe më pas, ai vrau të ëmën. Sipas tij, kjo ishte një ngjarje që një ditë do të ndodhte, teksa në momentin e arrestimit në vendin e ngjarjes është shprehur “gjaku është me magji.”
Ndërkohë ish-bashkëshortja e 44 vjeçarit kërkon kujdestarinë e vajzës, e cila ishte e pranishme dhe në momentin e krimit.