Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka takuar ditën e sotme kantautorin Boiken Lako, i cili u dënua pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës me 3 muaj burg për ndërtim pa leje, dënim i cili iu konvertua në shërbim prove.
Ministri i Drejtësisë, me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ‘Facebook’ shkruan se pavarësisht çfarë ka ndodhur, tashmë kryerja e shërbimit të provës nga ana e këngëtarit do të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni për këtë shërbim.
U dënua me 3 vite burg. Zbardhen prapaskenat e dënimit të Boiken Lakos
“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë, shkruan Manja në facebook.