Në Europë pandemia e coronavirusit ka sjellë marrjen e masave urgjente, të cilat vënë në ekuilibër shëndetin publik kundrejt lirisë personale. Bashkimi Evropian po përballet me sfida të paprecedenta duke filluar që nga keqinformimi në internet deri tek kalimi i masave urgjentë, të cilat i japin fuqi partisë në pushtet. Keqinformim rus? Një nga sfidat kryesore me të cilat po përballet BE është shpërndarja e informacioneve të gabuara dhe i lajmeve të rreme mbi coronavirusin.
Sipas politikave të jashtme të BE-së, raporti i fundit identfiikon “një prodhim të intesitetit të lartë të informacioneve të gabuara nga burime pro-Kremlin”. Pyetur mbi mënyrat se si BE mund të luftojë kundër aktorëve të shteteve të ndryshëm mbi përhapjen e informacioneve të gabuara, Jurova tha: “Shikojmë se propaganda kundër BE-së është rritur. Ne asnjëherë nuk do të luftojmë me të njëjtat armë…Ne nuk do të përdorim asnjë lloj propagande të shëmtuar kundër atyre që i prodhojnë këto lajme”. Gjurmimi digjital Ndërsa shtete e BE-së kanë filluar të planifikojnë strategjitë për daljen nga izolimi, janë ngritur shumë pikëpyetje mbi përdorimin e telefonave celularë për të gjurmuar pandeminë, duke sjellë kështu shumë shqetësime privatësie.
BE-ja luftoi për direktivën GDPR (Rregullorja e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave), por a shqetësohet BE-ja për përdorimin e këtij gjurmimi? Në këtë moment jo”, tha Vera Jourova, zv. presidente e Komisionit Eropian. “Ne duam që njerëzit të japin informacione të sakta përpara se të përdorin mjete të tilla…Dhe për sa i përket regjimeve të emergjencës: nuk do të jenë pjesë e jona përgjithmonë”. Aktualisht 20 shtete të BE kanë urdhëruar izolimin dhe marrjen e masave urgjente.
Megjithatë, politika e përdorur nga Hungaria ka marrë kritika në rast se mund të kthehet në normalitet apo jo pas përfundimit të krizës. Si po preket demokracia? Mënyra se si coronavirusi po e riformon shoqërinë ka qënë një ndër temat kryesore në debatet e kohëve të fundit. Po mënyra se si po e riformon demokracinë nuk ka marrë shumë vëmendje mediatike. A do të dali e paprekur demokracia evropiane? Kjo mbetet një pyetje e hapur.
“Gjithmonë them se duke mposhtur coronavirusin, ne nuk duhet të mposhtin demokracinë dhe të drejtat themelore europiane. Gjithashtu ne nuk mund të jemi mbështetemi tek ideja se demokracia dhe e gjithë paketa e të drejtave themelore do të na rikthehen automatikisht mbrapsh. Duhet të tregohemi shumë vigjilentë”, thotë Jourova.