Laboratori i menaxhimit komunal Eau de Paris zbuloi “24 orët e fundit praninë në sasi minimale të gjurmëve të Covid-19 në 4 nga 27 pikat e testimit të mostrave, gjë që bëri që bashkia e qytetit të ndërpresë menjëherë përdorimin e rrjetit të ujit jo të pijshëm”, deklaruan autoritetet vendase.
Por uji i pijshëm, i cili varet nga një rrjet tjetër krejtësisht i pavarur, “nuk tregon shenja të virusit Covid dhe mund të konsumohet pa asnjë rrezik”, tha bashkia.
“Rrjeti i ujit jo të pijshëm furnizohet me të ashtuquajturin ujë të papërpunuar, të marrë nga kanali i Senës dhe kanali Ourcq”, shpjegon bashkia.
Ai është përdorur për të ujitur parqe dhe kopshte, për të pastruar rrugët dhe për “burimet dekorative në parqe apo kopshte të mbyllura aktualisht për publikun”.
“Këto janë gjurmë të vogla por megjithatë gjurmë, kështu që ne vendosëm të zbatojmë masat e parandalimit dhe jemi lidhur me Agjencinë Rajonale të Shëndetit,- shpjegon Célia Blauel, nënkryetarin e bashkisë së Parisit, përgjegjëse për tranzicionin ekologjik,- në mënyrë që të analizojë rreziqet e mundshme të paraqitura nga këto gjurmë, sepse sigurisht që nuk jemi vetëm”.
Në Francë janë 151,793 raste me koronavirus dhe deri tani 19,323 viktima. Të shtruar në spitale janë 35,983 pacientë të infektuar.