Moderatorja e dashur e publikut shqiptar, Marina Vjollca ndan herë pas here foto të ndryshme nga xhirimet e spektaklit të së shtunës mbrëma ‘Klanifornia’. Së fundmi ajo ka ndarë disa poza ku shfaqet mjaft e qeshur pranë dy aktorëve të njohur të humorit, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj.
“Mua më zgjatet jeta duke qeshur me @juldeda dhe @gentianzenelaj”, ka shkruar Marina krah postimit ku shihet se dy djemtë kanë qenë duke aktruar për xhirimet e radhës.
Siç duket edhe nga videot që Vjollca ka ndarë në ‘Instagram’ përgjatë xhirimeve të zgjatura nuk mungojnë dhe të qeshurat nga i gjithë stafi i programit.