Pritjes se embel i ka ardhur fundi per Eliten dhe Gjikon.
”Telegrafi” bën me dije se burime të afërta me moderatoren kanë mësuar se ajo solli në jetë një vajzë, dhe që të dyja nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.
Bëhet e ditur se Elita Rudi lindi në Spital privat në Prishtinë, përmes një prerje cezariane.
Kujtojmë se në muajin shtator, çifti i njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë. Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht. Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër të një djali.
Në fakt ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar as për çiftin, por mjaft i dëshiruar.