Artistja e njohur Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare, duke trishtuar jo vetëm familjen dhe miqtë, por gjithë opinionin publik. U bë e ditur se Huyeda vuante nga një sëmundje e rëndë, nga kanceri i gjirit, me të cilën nuk e ka fituar dot betejën dhe ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 46-vjeçare.
Një prej miqve të saj më të ngushtë ishte Arjan Konomi, i cili ka reaguar dhe më parë jo drejtpërdrejtë për artisten.
Kujtojmë se Arjani në puntatën e Për’puthen Prime në 30 Tetor, në hapje të programit dha një mesazh sensibilizues për kancerin e gjirit.
Përveç kësaj ai përmendi se ‘një nga personat më të dashur për të‘ po vuante nga kjo sëmundje dhe bëhej pikërisht fjala për Hueyeda-n.
“Një nga personat më të dashur të jetës sime, më të shtrenjtë, aktualisht është duke vuajtur në një spital evropian, në një situatë shumë të keqe prej kësaj sëmundjeje.”,- u shpreh ai.
Opinionisti ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të artistes në Luxembourg, ku i ka qëndruar pranë edhe djalit të së ndjerës, Gabrielit.
Madje, Konomi ka ndarë në InstaStory një video me të voglin, teksa e përqafon dhe e fton të përshëndesë tek kamera.
https://youtu.be/0H7acqle_zo