Gjermania ka tronditur Kinën, fill pasi u bashkua me Britaninë e Madhe, Francën dhe Sh.B.A në një “sulm” të pazakontë, ku Berlini shfaqi zemërimin e tij ndaj Pekinit sa i takon pandemisë globale dhe madje i faturoi një shumë prej 149 miliardë euro.
Sipas Gjermanisë, Kina i detyrohet 149 miliardë euro dëmshpërblim prej ndikimit dhe pasojave që po solli dhe po sjell Covid-19. Këto zhvillime vijnë pas akuzave se Pekini po mbulon shkallën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në një kohë kur burimi i shpërthimit mbetet një mister.
Të shtunën, Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me pasoja nëse ajo rezulton “me vetëdije përgjegjëse” për lëshimin e pandemisë së koronavirusit. Presidenti Trump u tha gazetarëve:
“Koronavirusi mund të ishte ndaluar në Kinë, por tani e gjithë bota po vuan.”
Top Channel