AGF, autoriteti gjerman që merret me matjen zyrtare të audiencës televizive, do të përfshijë në vlerësimin e të dhënave edhe shifrat e gjeneruara nga videot online të YouTube.
Qëllimi i këtij integrimi, i pari në botë, është që të sigurojë konvergjencat e Televizionin dhe videove online duke përdorur shifrat e marra nga shërbime si YouTube dhe website të tjera të ngjashme. Rezultatet e para do të publikohet brenda vitit.
Me këtë veprim, AGF ka vënë në dukje edhe njëherë rëndësinë e videove online në konsumin e mediave, në veçanti përmes përdorimit në rritje numrit të ekraneve dhe pajisje të lëvizshme. Gjithashtu, vihet re qe tregu i shërbimeve të videove online është mjaft ndryshëm dhe gjithnjë në rritje: Përveç ofertave të përmbajtjeve të transmetuesve klasike televiziv, ka një numër në rritje të portaleve që po hyjnë në tregun e video streaming.
Bazuar në këtë zhvillim të tregut, organizata gjermane e reklamuesve OWM ka nxitur drejt krijimit të një standardi të unifikuar cross-media për matjen e audiences.
Aksionerë të AGF janë transmetuesi publik ARD dhe ZDF dhe grupet transmetuese privat RTL dhe ProSiebenSat.1. Organizata ka angazhuar kompaninë kërkimore GfK për të matur audiencën.
Përdorimi videove online do të monitorohet duke mbledhur të dhëna nga një sistem paneli online që do të operohet nga Nielsen dhe GFK.
Po Gjermania eshte shume larg nesh ketu te ne piratohet e ne shume tv publike,po ne kabllore c behet,kurse Gjermania do te Youtube ne sistemin e matjes e audiences.