Drejtoresha e strukturës kërkon fonde publike dhe private për të shpëtuar ekzeplarët nga vdekja.
Situata në kopshtin zoologjik Neumünster në Gjermaninë veriore është dramatike për shkak të mbylljes së aktiviteti nga emergjenca e koronavirusit. Drejtoresha Verena Kaspari në fakt ka sqaruar se, në mungesë të vizitorëve dhe për rrjedhojë të fondeve për të mbarvajtur strukturën, për të siguruar mbijetesën e disa kafshëve do të jetë e nevojshme të vriten të tjerët për të ushqyer kafshët e tjera.
Një zgjedhje e tmerrshme që nuk do të zgjidhë problemin financiar që kopshti zoologjik po kalon gjithsesi. Struktura, përveç që të kërkojë donacione private, do të dëshironte edhe ndihma publike prej njëqind milion eurosh. Shoqata kombëtare e kopshteve zoologjike gjermane në fakt ka sqaruar se kostot e zakonshme të menaxhimit janë të mëdha dhe në shumicën e rasteve nuk ka kursime të mjaftueshme për të përballuar këtë krizë.
Një problem tjetër është gjendja emocionale e kafshëve. Shumë ekzemplarë në të vërtetë janë mësuar të jenë qendra e vëmendjes së vizitorëve dhe tani që kopshti zoologjik është mbyllur ata janë vetëm gjatë gjithë ditës, madje duke marrë parasysh që stafi është në numër të vogël. Kjo mund të krijojë probleme psikologjike veçanërisht për majmunët, fokat dhe papagallët.