Gjergj Luca, i njohur për idetë dhe iniciativat e tij të guximshme, ka realizuar një tjetër investim që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Kësaj here, ai ka hapur një restorant të quajtur “Trattoria Meloni” në Shëngjin, i cili është një dedikim artistik për kryeministren italiane Giorgia Meloni. Ky restorant është shumë më tepër se një vend për të shijuar ushqimin – ai shërben si një galeri arti, ku portretet e Melonit, të realizuara nga piktori Helidon Haliti, pasqyrojnë momente të ndryshme të jetës dhe personalitetit të saj.
Investimi i Lucës është mirëpritur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku media më prestigjioze, përfshirë TGCOM24 dhe Tg4, kanë raportuar gjerësisht për këtë iniciativë unike. Me këtë projekt, Luca ka treguar edhe një herë se mirënjohja dhe respekti mund të shprehen në mënyra të ndryshme, dhe se ky investim është një urë e re që forcon marrëdhëniet midis popullit shqiptar dhe atij italian.
“Benvenuti in Trattoria Meloni”
Il servizio del Tg4 sul ristorante albanese dedicato alla Presidente e disseminato di quadri con le sue facce pic.twitter.com/pS6ZvGhlts— Il Grande Flagello (@grande_flagello) August 21, 2024
“Trattoria Meloni” nuk është vetëm një restorant i suksesshëm, por edhe një simbol i një miqësie të veçantë dhe të përjetshme mes dy vendeve, duke pasqyruar jo vetëm një bashkëpunim ekonomik, por edhe një ndjenjë të thellë vlerësimi dhe respekti.