Rikthehen të shtunat e “Gjeniut të Vogël”. Spektakli që për protagonistë ka fëmijët dhe talentin e tyre në muzikë, mbërrin në edicionin e shtatë.
32 janë konkurentët që do të ngjiten në këtë skenë.
Formula? Në tre mbrëmjet e para, talentet e vegjël do të sfidojnë drejpërdrejt njëri – tjetrin, për të mbërritur në 16 zërat më të mirë, që do të gjykohen nga katër anëtarët e jurisë, që në këtë edicion të shtatë në karrigen e Genta Ismajli, do të ulët një tjetër këngëtare e njohur nga Kosova, Jehona Sopi.
Ata, protagonistët e mbrëmjeve, që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova, tashmë i kanë zgjedhur këngët, nën këshillimin e trajnerëve të tyre.
“Gjeniu i Vogël”, me autor Pandi e Bledi Laço dhe Adi Hila, ngre siparin sonte në mbrëmje, në orën 21:00, drejpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan, në një spektakël që garanton duele të bukura dhe emocione të forta.
Marre nga Tv Klan