Trupi i pajetë i një punonjësi të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike është gjetur mëngjesin e sotëm. Trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës” dhe është identifikuar nga policia se i përkët punonjësit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës. Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor.Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.