Alpinisti i humbur Ndoc Mula është gjetur pas 6 orësh kërkim.
Ai u raportua i humbur pasditen e sotme, është gjetur në greminë.
Është kthyer në një tragjedi alpinizmi i disa personave në majën e Munellës në Pukë, ku së bashku me ta ishte edhe gazetari Alfred Lela.
Ka gjetur vdekjet në spital Ndoc Mulaj, njëra nga alpinistët e dëmtuar në incidentin e ndodhur ditën e sotme.
Mësohet se ai nuk ka mund tu mbijetojë plagëve pasi ra në një humnerë gjatë ngjitjes në këtë mal.
Ndërkohë, gazetari Lela ka rrëfyer se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.
Në këto kushte, grupi i ekspeditës ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë.
Gjendet pas disa orë kërkimesh alpinisti i zhdukur, në gjendje të rëndë shëndetësore
Era e fuqishme dhe ngrica i kishin fshirë gjurmët dhe zbritja nga maja, ishte tepër e vështirë.
Teksa bënin zbritjen, i pari që rrëshqet ishte gazetari Lela, e pas tij, edhe miqtë e tjerë.
Gazetari tregon se për fat të mirë është mbajtur në një trung peme, që e ka ndihmuar të mos përplasej me një shkëmb aty pranë.