Një ndihmës anestezist i një spitali privat është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm. 46- vjeçari M.A, u gjet i vdekur në hollin e spitalit privat.
Policia thotë se nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se është vdekje natyrale.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.09.2020, rreth orës 08:35, në hollin e një spitali privat , është gjetur pa shenja jete, ndihmës anestezisti i spitalit, shtetasi M.A., 46 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se është vdekje natyrale. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.