Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kampin e refugjatëve Lesbos, në Greqi.
Bëhet me dije se një vajzë 3 vjeçare është gjetur pa ndjenja në kampin Lesbos, ku po jetonte prej disa kohësh me familjen e saj.
Vajza është gjetur pa ndjenja mbrëmjen e djeshme në kampin e Lesbos pranë banjove nga një i huaj, i cili ka lajmëruar menjëherë ambulancën.
Mjeku konstatoi hemoragji dhe përdhunim të dhunshëm dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Mytilene për ekzaminime të mëtejshme.
Vajza 3-vjeçe është fëmija e një çifti nga Afganistani. Sakaq, policia po heton në kampin e refugjatëve për të gjetur autorin e ngjarjes së rëndë që përdhunoi vajzën 3 vjeçe.