Aktori i hit serialit “Game Of Thrones”, Andrew Dunbar vdiq papritmas në shtëpinë e tij në Belfast në prag të Krishtlindjes, natën e mbrëmshme.
Aktori, i cili ishte trupi i dyfishtë për personazhin Theon Greyjoy që luhet nga Alfie Allen, shkruan DailyMail.
Ai ishte në të tridhjetat e tij dhe gjithashtu punonte si DJ.
Andrew, nga Portrush, Irlanda Veriore, gjithashtu ka punuar në shfaqjet e famshme si “Line Of Duty” dhe “Derry Girls” gjatë karrierës së tij.
Duke e kujtuar me mall të ndjerin Andrew, shoku dhe aktori i tij i ri Andy McClay tha se ishte gjithmonë kënaqësi të kishte përreth një ‘njeri të sjellshëm dhe të denjë’ sikur ai.
Departamenti i Ekstrasit, i cili bashkëpunoi me Andrewun, publikuan një deklaratë në lidhje me vdekjen e tij në rrjetet sociale dhe thanë se ai do të ‘mbahet mend nga shpirti i tij i mirë’.
Ata shkruan: ‘Të thuash se jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e Andrew Dunbar është pak. Ne kemi kaq shumë kujtime të dashura të viteve që Andrew ka punuar me ne. Ai ishte aq i gjithanshëm, ishte një interpretues aq i talentuar”.