Gungat që shkaktohen në anë të gishtit të madh të këmbës bëjnë ndryshimin e strukturës së kockave.
Gjendja e tyre kur përkeqësohet shumë mund të çojë deri në operacion sepse mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe deformim kockor të theksuar.
Për të zhdukur ose për të mos zmadhuar këto gunga përveçse duhet të zgjidhni veshjen e këpucëve të përshtatshme, ju mund të përdorni edhe këto mënyra alternative:
- Hiqni këpucët dhe ecni zbathur.
Ju duhet të ecni zbathur sa herë që keni mundësi. Kjo do të ndihmojë në forcimin e muskujve të këmbës dhe kthimin e kockave në vendin e duhur. Gjithashtu këmbët tuaja do të lehtësohen nga këpucët e pakëndshme.
2.Piper i kuq
Piperi i kuq djegës përmban kaspicinë, një substancë që ndihmon në eleminimin e dhimbjeve dhe parehative të tjera. Përzieni një lugë vazelinë me një lugë piper të kuq djegës. Vendoseni përzierjen mbi gungë dhe lidheni me fashë. Mbajeni për disa orë. Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë.
3.Bëni muskujt e këmbës tuaj më të fortë
Qëndroni drejt dhe shtypni gishtat tuaj në dysheme për 10 sekonda pa ngritur thembrën lart. Pastaj ngrini këmbën lart dhe mbajeni për 10 sekonda. Përsëriteni deri në 5 herë.
4.Kube akulli
Vendosni disa kube akulli në një qese dhe vendosini mbi gungë për 10 minuta,përsëriteni këtë metodë disa herë në ditë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zvogëluar enjtjen.
5.Vaj ulliri
Ngrohni pak vaj ulliri dhe masazhoni pjesën e gungës për 15 minuta, 2 herë në ditë. Fërkojeni fort gishtin në mënyrë që të nxisni qarkullimin e gjakut në atë zonë.
6.Korrigjuesit e gungave
Së pari, ndihmon në lehtësimin e veshjes së këpucëve.
Së dyti, korrigjuesit rregullojnë gishtin e madh në një pozicion normal, i cili ndihmon kockën të kthehet në vend.