Pas Jassie J dhe John Newman, një tjetër artiste me famë botërore do të vizitojë Shqipërinë. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshëme italiane, Giusy Ferreri, e cila ka planifikuar të vijë në Shqipëri më 29 Nëntor.
Ka qënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar këtë lajm në profilin e tij në Twitter, duke postuar gjithashtu edhe nje nga hitet e artistes.