Ylli i Instagramit Gianluca Vacchi ka dhënë një lajm të bukur në Ditën e Nënës.
54-vjeçari i cili është i njohur si “Grandpa Playboy”, do të bëhet shumë shpejt baba, pasi e dashura e tij 24-vjeçare Sharon është shtatzënë.
“Jam shumë i lumtur që po e ndaj këtë me ju, Sharon dhe unë jemi duke pritur një fëmijë. Ajo është nëna e djalit tim për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”.
Kështu i njoftoi Gianluca Vacchi 15 milionë ndjekësit e tij në Instagram, ndërsa e dashura e tij 24-vjeçare Sharon Fonseca u shpreh se i duket ende një ëndërr.
Në shtëpinë e tyre në Miami nga ku kanë realizuar video fantastike duke kërcyer, ajo i pëshpërit atij: “Faleminderit dashuri që më dhurove dhuratën më të bukur …”.
Gjithmonë i rrethuar nga vajza të bukura, të gatshme për ta kënaqur atë me twerking dhe kërcime joshëse, Gianluca njihet për luksin e tij me vilave dhe jahteve.
View this post on Instagram
Happy mother’s day ❤️ We want to share something special.. @sharfonseca #gvlifestyle
Ai ka pasur një histori të gjatë dashurie me Giorgia Gabriele, e cila tani ka një djalë Matteo me partnerin Andrea Grilli. Me partneren aktuale e cila është modele dhe blogere, italiani u takua në Florida.