Sezoni i ri televiziv do të rikthejë në ekran Fatma Haxhialiu. Pas ‘divorcit’ me Aulona Mustën, e cila sot drejton një emision të sajin night show në MCN TV, ka ardhur koha që edhe gjysma tjetër të pozicionohet më së miri në një format televziv.
Top Channel ka menduar të bëj bashkë katër gra për emisionin e ri G&G – Goca dhe Gra ku protagoniste do të jetë gruaja në të gjitha dimensionet përmes diskutimit të hapur midis Fatmës, Kristës, Teas dhe Olesias.
Pjesëmarrja në emisionin “Për’puthen” i ka dhënë mundësi shumë prej personazheve, të nisin karrierë në televizon, dhe jo vetëm. I tillë është edhe rasti i Tea Trifonit.
Faqja zyrtare e Top Channel ka publikuar videon promo të emisionit. “Gra dhe goca” do të titullohet formati pjesë e të cilit do jenë gjithashtu edhe Olesia Leço, dhe Krista Merkoçi.
Programi nuk do të ketë një moderatore, por do jenë katër vajzat që çdo javë do diskutojnë për një temë të caktuar.