Tashmë nuk është aspak çudi ne fakt, por gjithsesi është gjithmonë bukur të kuptosh se sa pak kreativ jemi. Duket si ironi, por realisht është për të ardhur keq. Po flasim për një rikthim të rubrikës sonë Copy | Paste, e cila këtë radhë mban ngjyrat e flamurit.
Natyrisht, kush më pak e kush më shumë nga kanalet televizive shqiptare janë munduar të urojnë 102 vjetorin e Shqipërisë së pavarur. Por, DigitAlb ka vendosur të uroj me një promo të vjedhur. Pikërisht promoja e vendosjes së bumperëve në reklamën e Cielo TV, një kanal italian, është marr si ide fillestare nga grafistët e platformës DigitAlb.
Për më tepër ju ftojmë të shikoni të dy versionet dhe të nxirrni vetë përfundimin.
Spoti Cielo (Televizion Italian ne pronesi te Sky Italia)
Spoti Digitalb