Shumë shpejt u bë pjesë e pandashme e qindra familjeve shqiptare kudo në botë. Sot mbush plot 12 vjeç, një ndër platformat televizive dixhitale më të mira në Europe. Ishte, pikërisht, 15 Korriku i vitit 2004, datë e cila do të shënonte historinë e transmetimeve dixhitale në Shqipëri.
Hapat filluan të ngjiteshin gradualisht, fillimisht platforma transmetoi në rrjetin tokësor. Por disa muaj më vonë, ne dhjetor të po këtij viti, Digitalb nisi transmetimin në rrjetin satelitor duke sjellë kështu Shqipërinë në ekranet e shqiptarve në mbarë botën. Kanalet e Digitalb ishin më të mirat që mediat televizive në vendin tonë kishin parë ndonjëherë. Programacioni ishte mjaft i larmishëm, i zhanreve të ndryshëm, duke plotësuar kështu shijet e çdo moshe.
Cilësia më e lartë e figurës dhe zërit, formati HD, hyri për herë të parë me 6 kanale në Europë, pikërisht nga kjo platformë, duke konkuruar kështu edhe mediat më prestigjoze. Digi Gold ishte kanali i cili u bë pjesë e shërbimeve PPV për abonentët, kanali transmeton filmat më të fundit të saposhfaqur në kinematë botërore.
Shkallët e suksesit avancuan edhe më shumë me shtimin e kanaleve të reja HD të zhanreve të ndryshëm si sport, dokumentare, filma për grupmosha të ndryshme etj. Kanali i fundit i cili kaloi transmetimet e tija në HD ishte pikërisht T-Channel. Digitalb gjithmonë ka suprizuar dhe vazhdon të suprizojë abonentët e tij me kanale të reja të tematikave të shumta, ku ia vlen të përmenden edhe televizonet e huaja më prestigjoze, programet e të cilave shoqërohen me përkthim në shqip.
Në 9-te vjetorin e saj, platforma prestigjoze, avancon edhe më shumë ne teknologji me dekoderat e rinj FlyBox, një dekoder multifunksional, i pajisur me shërbimet më inovative dhe të kërkuara nga abonentet. Ia vlen të përmendet videoteka Popcorn e cila të mundëson shikimin e programeve të ndryshëm ndërmjet pagesës. Por FlyBox premton edhe më tepër me shërbime të reja, të cilat do të vijnë së shpejti.
Teknologjia mesa duket nuk do të ketë fund në Digitalb, por e gjitha kjo në saj të një personi, Dritan Hoxha, i cili edhe pse nuk është më mes nesh, puna edhe iniciativa mbetet kudo.
Gëzuar Ditëlindjen Digitalb!
Nga InfoMedia Albania