Pas spekulimeve për një krisje në marrëdhënien e tyre, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca vendosën t’i japin fund thashethemeve me një video të publikuar në rrjete sociale.
Në video, reperi shihet i lumtur pranë Marinës dhe vajzës së tyre, Marget. Postimi duket si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj zërave për një ndarje të mundshme, duke treguar se familja e tyre është në harmoni dhe mirëkuptim. Getoari dhe Marina janë të martuar prej shtatë vitesh.