Gerta Heta u rikthye në Top Channel dhe ky rikthim u prit me shumë kureshtje dhe kënaqësi. Ditën e sotme ajo u shfaq në ekran në orën 17:00 duke u bërë kështu prezantuesja e re e “Hipokrati”. Sakaq, Gerta ishte e ftuar në “Fitstation” në News 24. Mes të tjerash, ajo tha se është e detyruar të bëjë 3 punë, sepse nuk mjafton vetëm 1 për të arritur një stabilitet financiarisht.
“Si e sheh unë bëj 3 punë, në dy media të ndryshme. Nuk është e lehtë aspak! Imagjino, më shumë se 20 vite punë dhe sot vazhdoj bëj 3 punë se nuk të mjafton. Ndoshta duhet të isha treguar vajzë e shkathët, të kisha hapur një biznes timin, ndoshta duhet të kisha përdorur famën kur isha më e famshme pasi tani jam tërhequr. Dilemë e madhe! Radio tani nuk është në ditët më të mira financiarisht, pasi dëgjohet vetëm në makinë.”
Ndër të tjera ajo tha se tani është shumë prezente në rritjen e fëmijëve dhe nuk i mungon asgjë.
“Famën e kam shijuar, fansat autografet, tjetër lloji fame, jo si kjo sot me ndjekës. Njeriu duhet të kuptojë që kjo jetë është me faza. Nuk mund të konkurrosh një vajzë të re që është në kulmin e suksesit televiziv dhe të pamjes të saj më të mirë. Duhet të tërhiqesh! Nuk mund t’i futem tani botoksit, fillerave, që të jem në konkurrencë me vajzën e re,” -tha Gerta.
Për të parë emisionin kliko këtu.