Largimi i tyre nga spektaklit i vallëzimit “Dancing With The Stars” vetëm një ditë para startit në Vizion Plus, ishte padyshim një nga ngjarjet më të diskutuara entertainment të ditëve të fundit. Nuk pritej ky divorc pune gati 15 vjeçar i çiftit me producenten Holta Dulaku, por paska mjaftuar një detajë për t’i dhënë fund gjithçkaje.
Duke qenë edhe dy balerinët e parë të Teatrit Kombëtar të Operasë dhe Baletit – TKOB, hapsirat e reja të zhytjes mediatike i kanë më të lehta. Dhe mënjëherë kanë filluar thashethemet e para për një kontartë të re me një kanal televiziv. Bëhet fjalë për Agon Channel, kanali i cili do të mirëpres projektet e reja të dy balerinëve të njohur. Natyrisht është shumë herët për të thënë se çfarë do të bëjnë të dy në Agon, por edhe vetë si lajm mbetet në kuadrin e thashethemit. Gerd Vaso dhe Enado Hoxha janë çifti më i famshëm i dancit në Shqipëri, me një karrierë të gjatë e të lakmueshme. Për vite me radhë vazhdojnë të jenë të parët në llojin e tyre.
IMA / S. Dema