Rikthehet sonte ne ekranin e Rai 1 “Una notte per Caruso”, spektakli muzikor veror ne kujtim te tenorit te famshem napoletan Enrico Caruso. Mbrëmja që ndërthurur artin dhe muzikën zhvillohet në Marina Grande në Sorrento dhe do të prezantohet nga çifti Flavio Montrucchio dhe Elisa Isoardi.
Përpos disa prej emrave më të rëndësishëm të muzikës dhe artit italian në skenën e spektaklit do të jenë të pranishëm si të ftuar special me performancën e tyre çifti i balerinëve të parë të Teatrit të Operas dhe Baletit Gerd Vaso dhe Enada Hoxha.
“Se Io Fossi un Angelo” e kënduar nga Deborah Iurato, do të shoqërohet nga balerinët e mirënjohur Enada e Gerd Vaso me koreografi të Mvula Sungani-t.
Në të gjitha koreografitë e spektaklit, si edhe në siglën e hapjes së tij marrin pjesë edhe dy ballerina nga Shkolla e Baletit e Tiranës, Aneda Lusha dhe Enxhi Shima. Mes balerinëve pjesëmarrës është përzgjedhur edhe nxënësja Michela Moretti e shkollës Nasco Danza në Porto San Giorgio, me mësuese baleti Lola Fejzon.