Lajmi për largimin e Gerd Vaso dhe Enada Hoxhes disa orë para fillimit të spektaklit Dancing With The Stars çuditi jo pak publikun dhe pasoi në median online me thashetheme që shkruanin se shkaku ishte mosmarrëveshja me produksionin për pagesën.
Cifti i balerineve, të cilët prej 4 vite rradhazi kanë realizuar suksesshëm koreografitë e spektaklit të vallëzimit Dancing With The Stars, kanë vendosur të mos jenë me pjesë e këtij formati duke u përfshirë në skandalin e radhës që ka karakterizuar këtë talent ndër vite. Me një karrier shumë voluminoze dhe mbi të gjitha të suksesshme, dy balerinët e parë të Teatrit Kombëtar të Operasë dhe Baletit kanë vendosur t’ju japin një përgjigje publikut për të gjitha thashethemeve që po qarkullojnë ekskluzivisht në Info Media Albania.
Keni vendosur të largoheni nga roli juaj si koreograf disa orë para fillimit të edicionit të pestë të Dancing With The Stars Albania. Cilat janë arsyet që ju çuan të merrnit një vendim të tillë?
Gerd Vaso: Largimi ynë nuk ndodhi 2 min para spektaklit por katër ditë përpara dhe kjo jo për arsye kontraktuale lidhur me pagesën. Nejse, çdo gjë që ndodhi mbetet midis nesh dhe produksionit. Megjithatë, edhe pas gjthë asaj çfarë ndodhi Dancing With The Stars mbetet një nga eksperiencat tona më të bukura.
Pas largimit tuaj nga Vizion Plus, flitet se jeni në bashkëbisedime profesionale me televizionin Agon Channel dhe TV Klan. Sa i vërtetë është ky lajm?
Enada Hoxha: Përsa i përket zërave që ne jemi tashmë pjesë e Agon Channel apo TV Klan nuk është aspak e vërtetë, në një të ardhme pse jo.
Shumë faleminderit që u bëtë pjesë e Info Media- Albania
Ju faleminderit për interesimin tuaj. Suksese.
Ekskluzive IMA / G. Qerimi