George Clooney zbulon se dikur refuzoi 35 milionë dollarë për një ditë të vetme pune! Kjo është arsyeja e vendimit absurd!
Aktori, shkrimtari dhe regjisori George Clooney në një intervistë të re zbuloi se kishte refuzuar një propozim për t’u shfaqur në një reklamë për një linjë ajrore. Edhe pse pagesa ishte e mirë. Shumë e mirë. “Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune në një reklamë të linjës ajrore, por fola me Amalin [gruan e tij, avokate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut] dhe vendosëm se nuk ia vlente. Clooney tha se ata morën këtë vendim sepse linja ajrore është e lidhur me “një vend i cili, megjithëse është aleati ynë, ndonjëherë është shumë i diskutueshëm“. Le të themi se yllit nuk do t’i mungojë ato 35 milionë dollarë pasi pasuria e tij arrin në 500 milionë dollarë.
Clooney së shpejti, do të rikthehet në skenë me The Tender Bar, filmi i tij i ri si regjisor. Bazuar në librin autobiografik të gazetarit fitues të çmimit Pulitzer, JR Moehringer, në film luan Ben Affleck si një xhaxha i cili bëhet një figurë baba për nipin e tij, në një dramë prekës familjare të vendosur në vitet 1970. Tender Bar do të është në transmetim në Amazon Prime Video nga 7 janari 2022.