Të gjithë ata që mendojnë se Krist Aliaj është një lojtar që kërkon vëmendje, që aktron në çdo situatë, duhet ta mendojnë edhe një herë. Në fakt, është pikërisht ai që fitoi “testin” e sotëm nga Gentian Zenelaj. Aktori i njohur dhe moderatori i “Stop” në Tv Klan ishte i ftuari special për ditën e sotme në ‘Love Story Talk’. Për t’i vënë në provë konkurrentët, ai kishte përgatitur një test me pyetje ‘kurth’ për të parë sa e njohin kandidatët njëri-tjetrin.
Kristi ishte ai që u tregoi të gjithëve se jo vetëm kishte qenë mjaft i vëmendshëm në pothuaj çdo takim me vajzat, por nga ana tjetër, edhe detajeve u kishte kushtuar rëndësi dhe arrinte t’i mbante mend mirë. Ndryshe nga ai, Xhoni nuk mbante mend disa gjëra mjaft të rëndësishme për Anxhin, një prej vajzave me të cilën ai ka dalë disa herë.
Gentian Zenelaj: Cila është dega e studimeve të Xhenit?
Kristi: Sociologji.
Gentian Zenelaj: Më pëlqen. Më përshkruaj veshjen që Xheni kishte veshur në takimin tuaj të parë?
Kristi: Kishte veshur një bluzë me të bardhë dhe blu, pantallona karrotë dhe këpucët i kishte… i harrova.
Eni Shehu: Ndonjë aksesor.
Kristi: Aksesor kishte një kapele.
Gentian Zenelaj: Çfarë ngjyre ishte këmisha?
Kristi: Viza blu më të bardhë.
Gentian Zenelaj: Ishte e bardhë me vija blu.
Gentian Zenelaj: Çfarë mban Lili në qendër të botës së saj? Duhet ta kishe lexuar Lilin nëpër rreshta.
Kristi: Veten.
Gentian Zenelaj: Veten, veten.
***
Gentian Zenelaj pyetje për Liljanën: Lili, si e ka emrin motra e Kristit?
Liljana: Gala, është këngëtare.
Gentian Zenelaj: Më pëlqen.
***
Gentian Zenelaj: Për Xhonin. Cili është aktiviteti i preferuar i Anxhit në kohën e lire?
Kristi: Ta them unë se unë e di, Xhoni nuk e di.
Eni Shehu: Të jap unë një ndihmë, e ka thënë në profilin e saj prezantues.
Xhoni: Ishte diçka me çunin, me dal me shoqet e veta diçka e tillë.
Gentian Zenelaj: Po të ndihmoj, del shëtitje me…
Xhoni: Me çunin e vet.
Gentian Zenelaj: I re shkurt se ka çunin, del shëtitje me…
Xhoni: Me shoqet e veta, ose me çunin.
Eni Shehu: Ai nuk e di fare që Anxhi ka një qen.
Xhoni-Anxhit: Ke qen ti?
Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë kanë nisur të qeshin, por Xhoni u ndie keq. Po ashtu, edhe pas pyetjes për shenjën e horoskopit të Sellmës, sërish nuk arriti ta gjente.