Aktori dhe Moderatori, Gentjan Zenelaj ditën e djeshme humbi babain pas një lufte të gjatë nga COVID-19.
Ditën e sotme, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Gentjani i ka bërë një dedikim duke ndarë dhe një foto familjare:
“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona.Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot.Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo..Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë.Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo .”- është shprehur Genti.
Pandemia tashmë ka marë jetën e shumë njerëzve duke përfshirë dhe figura të njohura të artit shqiptar, mjekëve por dhe qytetarëve të thjeshtë.
InfoMedia Albania