Pak kohë më parë, aktori i humorit Gentian Zenelaj, rrëfeu për eksperiencën e tmerrshme që kaloi kur u infektua me Covid-19.
Së fundi i ftuar në “Fitstation”, Genti ka treguar se e ka fituar me shumë vështirësi betejën e tij me Covid.
Aktori zbuloi se 55 përqind e mushkërive të tij ishin prekur nga virusi.
“E kalova vetë në kurriz është një sëmundje e tmerrshme. Unë kam pasur 55% prekje të mushkërisë. E kam kaluar në formën më të rëndë të mundshme dhe një djalë që deri në nëntor zhytej 20 metra dhe në 4 janar nuk lidhja dot këpucët, nuk bëja dot një korridor. Do kujdesin maksimal, nuk duhet anashkaluar në asnjë moment, sepse bën kthesë brenda ditës. Pata shumë frikë për fëmijët, mendova që i braktisa në momentin më delikat të jetës së tyre. Kisha frikë dhe për veten, por kisha një frikë shumë të madhe për familjarët e mi”, tregon Gentiani.
Gjithashtu kujtojmë se babai i Gentian Zenelaj humbi jetën për shkak të Covid.