Helmim masiv i kafshëve të rrugës ka vazhduar të jetë një problem shqetësues, jo vetëm në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera, ku duket se autoritetet vazhdojnë përdorimin e teknikave ç’njerëzore për të eleminuar “problemet” e tyre.
Së fundmi, një helmim masiv i kafshëve të rrugës ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, ku dhjetra qen dhe mace janë parë rrugëve të qytetit të pajeta apo duke ndërruar jetë.
Kundrejt këtij fenomeni sa të trishtë, aq edhe mizor ka reaguar aktori i njohur Gentian Zenelaj, i cili ka ngritur zërin kundër këtij fenomeni.
“Shëmti e madhe në qytetin e bukur të Gjirokastrës”, – shkruan Zenelaj në Facebook. “Ditët e fundit ka ndodhur një helmim masiv i kafshëve. Akt ç’njerzor dhe i dënueshëm. Unë nuk pëlqej shprehjet të tipit “u kam lënë Zotin”. I bëj thirrje Policisë të marre masa urgjente. Prokuroria është e lutur të fillojë hetimet për këtë akt mostruoz!”