Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka mirëpritur sot në jetë fëmijën e tij të dytë. Familjes i është shtuar një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Aria. Genti nuk ka mundur të përmbajë gëzimin dhe e ka ndarë lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së dytë me miqtë e tij në ‘Facebook’, duke publikuar një foto të saj. Përpos kësaj, ish-drejtuesi i ‘ Ça thu’ ka shkruar edhe disa fjalë prekëse për princeshën e tij të vogël, që është fëmija i dytë pas djalit 6-vjeçar, Daniel.
“Përshëndetje zonjushe….Ju kërkoj falje por zemra po më rreh kaq fort sa fjalët më struken në grykë…më kupto…kam 9 muaj që të pres…kam 9 muaj që të ndjek…kam 9 muaj që të kam pjesë e ëndrrave të mia. Kam numëruar çdo sekondë….çdo minutë dhe ma beso në mendjen time e kam menduar me mijëra herë këtë takim të parë me ty..dhe që në këtë takim të parë premtoj që do kujdesem për ty Princesha ime. Do të dua deri në pafundësi bija ime. Falenderoj zotin që ti je këtu. Mirë se erdhe ARIA”, shkruan Zenelaj
Marre nga Anabel