Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri po përgatit një Strategji të re për vitet 2017 – 2020. Genti Sala Kreu i AMA -s duke folur për RTSH thotë se kjo strategji në thelb do të thotë transparencë. “Pra secili që do të ketë informacion se çfarë do të ketë autoriteti mediave keto tre vite, cilat do të jenë fushat ku njëri apo tjetri do të investojë, zbardhen nga kjo strategjia e cila është ndë aktet më të rëndësishme që ka Autoriteti i Mediave” tha zoti Sala.
Një moment i rëndësishëm pritet të jetë bashkëpunimi me RTSH dhe procesit i dixhitalizimit të operatorit të vetëm publik. Zoti Sala vlerëson hapat e rëndësishëm të bashkëpunimit hedhur kohet e fundit. “Dua të them me shumë kënaqësi që falë menaxhmentit të ri të operatorit publik, vendosjes së drejtorit të ri në punë, ka hyrë në një fazë shumë të avancuar zbatimi i kontratës. Ne po presim të fillojë konsultimi publik dhe pjesa e dytë është pjesa e zbatueshmërisë numerike. Edhe në këtë pikë jemi në një fazë të avancuar . Në zonën e Tiranës dhe të Durrësit janë në funksion 4 nga 6 pikat e operatorit publik dhe po avancohet me shpejtësi në avancimin e dy pikave të tjera” bëri të ditur zoti Sala.
Kreu i AMA-s theksoi se orientimi dhe kontrolli i tregut mediatik, sipas standarteve europiane, përveç se i mirëpërcaktuar në ligj, është në vemendjen e duhur për t`i shërbyer më mirë publikut të të gjitha moshave dhe interesave.
Marrë nga RTSH