Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli shumë shpejtë pritët që të lansojë projektin e saj më të ri.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Instagram ku Genta shihet e veshur në një fustan të gjatë elegantë me ngjyrë të zezë.
“Së shpejt, 22.01.2022”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e fotos të realizuar pranë një makine.
Kujtojmë që këngëtarja nga Gjilani prej kohësh është tërhequr nga skena muzikore për të iu përkushtuar jetës së saj personale.
Ndryshe, Genta së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo së bashku me Huseyin Usta së shpejti do të marrin epitetin prindër, derisa po presin binjakë.
Dyshja janë duke pritur një vajzë dhe një djalë, derisa për zbulimin e këtij e lajmi ata bënë një trend me balona që janë në kuti.