Në shtator fillon sezoni i ri televiziv dhe së bashku me të programacionet e televizioneve shqiptare pësojnë shumë ndryshime.
Fillimisht Blitz.al mësoi se aktorët e njohur Bes Kallaku dhe Erion Isai do të largohen nga emisioni i humorit “Portokalli” në “Top Channel”. Por veç tyre, duket se kastit të aktorëve të “Portokallisë” do ti largohet edhe një tjetër aktor dhe pikërisht, Gaz Paja.
Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në “Edicionin Veror” në Abc News ku ka rrëfyer shumë gjëra interesante nga jeta e tij personale dhe profesionale.
Gjatë intervistës, aktori është pyetur nga gazetarja Olsa Muhameti në qoftë se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij show humoristik dhe përgjigja e Gazit ka qenë e prerë: “Nuk e di!”. Por sigurisht që Olsa nëpërmjet ngacmimeve e ka bërë aktorin të flasë, dhe ai ka vazhduar të tregojë më tej: “Se di, sepse nuk i dihet çfarë ndodh. Unë dua të sjell një personazh të ri në qoftë se nuk e gjej do të bëj pak pauzë do të vazhdoj vetëm në teatër”.
Pas kësaj nuk na mbetet gjë tjetër, veç se të presim nëse Gazi do të na prezantojë një rol të ri apo me të do të shihemi në një tjetër sezon.