Thirrjes së kryebashkiakut Erion Veliaj për adoptimin e një çerdhe nga biznesi apo qytetarë që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë i është përgjigjur edhe aktori i njohur Gazmend Paja.
Përmes një statusi të publikuar nga vetë kryebashkiaku Veliaj mësohet se aktori i njohur Paja ka adoptuar një çerdhe.
“Aktor brilant, po dhe qytetar model i Tiranës, Gaz Paja është 1 nga 17 bamirësit që kanë ‘adoptuar’ 1 çerdhe, Nëse do të japesh një dorë të kalojmë këtë situatë emergjence me çerdhet na shkruaj tek adoptonjecerdhe@tirana.gov.al”, shkruan Veliaj.
Marre nga albeu.com