Aktori i njohur i “Portokalli”, Gazmend Paja, përveç artit tashmë ka vendosur të aktivizohet edhe më vrullshëm me organizatat politike. Gjatë asamblesë së djeshme të Partisë Socialiste të organizuar në Pallatin e Kongreseve, Kryetari i kësaj partie njëherazi dhe Kryeministri i Republikës, Edi Rama ka prezantuar një nismë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Organaizatës Rinore Politike të PS, “FRESSH”, ku një prej tyre ishte edhe Gazmendi.
Krah tij ka qënë gjithashtu edhe botuesja Arlinda Dudaj të cilët do të jenë anëtar jurie në “FRESSH Voice”.
Gazmend Paja është një nga aktorët më të mirë të humorit, talenti i të cilit mesaduket i është transmetuar nga i ati, pikërisht artisti i popullit Luftar Paja.
InfoMedia Albania